Nëndega e LDK-së Saksoni e Ulët - Gjermani, në nderim të dy pishtarëve dhe kolosëve të lirisë, Xhemail Mustafa e Enver Maloku, organizoi akademi përkujtimore

Gjermania

Nëndega e LDK-së Saksoni e Ulët - Gjermani, në nderim të dy pishtarëve dhe kolosëve të lirisë, Xhemail Mustafa e Enver Maloku, organizoi akademi përkujtimore

Nga: Fatmir Bajraj Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 16:11
Akademia përkujtimore

Nën moderimin brilant dhe mbrresëlënës të të rinjëve të kësaj nëdege ; Arbnor Kelmendi dhe Eremira & Albana Shabani, dhe me  intonimin e himneve ; kombëtar, shtetëror dhe atë të Dardanisëu bë hapja e kësaj akademie përkujtimore !

Pas përshendetjes dhe shprehjes së mirëseardhjes të pranishmë n'akademi, moderatoret ftuan në skenë  Kryetarin  e Nëndëgës Saksoni e ulët, njëherit sekretar i Degës së LDK-së për Gjermani, z.IIsa Jakup Shabanipër t'marr fjalën.

Z.IIsa Jakup Shabani pasi përshendeti dhe u deshiroj mirëseardhje në akademi t'pranishmëve, kerkoj që të mbahët një minut heshtje në nderim të ish bashkpunëtoreve të presidentit Rugova, Xhemail Mustafa & Enver Maloku, si dhe për të gjithë deshmorët e lirisë së Kosovës.

Më pas, z.IIsa Jakup Shabani përshendeti me nderimn të veqantë mysafirët :

Deputetin e Parlamentit të Kosovës, ish Ministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, njëherit, i biri i heroit të Kosovës Xhemail Mustafa, z.Besian Xh Mustafa,

Familjarët e dëshmorëve ; Mustafa, Maloku, Gërvalla, Hajdaraj, Rrahmani, Zemaj e Zeqiraj,

Fazli Hajdaraj, anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së në Gjermani, njëherit vëlla i heroit Smajl Hajdaraj,

Publicistin dhe vperimtarin & analistin politik, z.Fatmir Bajraj

Delegacionin e Nëndegëve të LDK-së nga Müncheni dhe Stanbergu, të Kryesuar nga z. Milaim Gërvalla dhe Mehmet Zymeri,

Delegacionin e Nëndegës së LDK-së nga Hamburgu me Kryetarin z. Haxhi Dervishaj,

Nëndegën e LDK-së Rheinland Pfalz dhe Nënkryetarin e saj z. Fazli Hajdaraj,

Rugovistin e përbetuar, veteranin e LDK-së, mysafirin nga Kosova, axhen Qerkin Zejneli, si dhe të gjithë të parnsishmit, pjesëmarrës të kësaj akdemie !

Në fjalen e Tij, Kryetari Isa Jakup Shabani nder tjera veqoj :

Pas përshkrimit të shkurtër të jetëshkrimeve të dy heronjëve ; Mustafa e Maloku, vzahdoj tutje:

Heronjët Xhemail Mustafa dhe Enver Maloku, bashkpunëtorët e ngushtë të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova një jetë të tërë ia kushtuan Kosovës. Ishin nga themeluesit e Lidhjes demokratike të Kosovës. Në kohën më të vështirë për shqiptarët në ish-Jugosllavi, në kohën e thyerjeve të mdhaja historike, në kohën kur bisha sllave në Ballkan përgatiste planet për spastrimin etnik të Kosovës, ata, së bashku me intelektualët tjerë të prirë nga Dr. Ibrahim Rugova, u vunë në ballë të lëvizjes gjithëpopullore dhe kanalizuan synimet e popullit shqiptar në këto troje, të paraqitura në programin politik të Lidhjes demokratike të Kosovës.

Puna e tyre në Qendrën për Informim të Kosovës bënë që opinioni ndërkombëtar të njoftohet sa më shpejt dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, për terrorin që e ushtronte ushtria dhe policia serbe në Kosovë, e të cilin ajo mundohej ta fshihëte nga opinioni botëror. 

QIK-u u bë një dritare e Kosovës për tërë botën dhe të gjitha agjensitë botërore thirreshin dhe i referohëshin këtij burimi në lajmet që i dërgonte kjo qendër.

Në kohën kur mungonte informimi nga Kosova edhe në këtë qytet, në Saksoninë e Ulët dhe në tërë Gjermaninë, jemi tubuar dhe ua kemi lexuar bashkëatdhetarëve tanë informatat të cilat vinin nga kjo Qendër dhe e kemi bërë të mundur informimin e drejtpërdrejtë të tyre për gjendjen në Kosovën tonë të dashur.

E tërë kjo u bë e mumdur vetëm me angazhimin e pashoq të Xhemajl Mustafes, Enver Malokut dhe bashkëpuntorëve të tyre.

Një fjalë rasti në këtë akademi përkujtimore, mbajti edhe sekretari i Nëndeges së LDK-së, Saksoni e Ulët, z.Azem Kelmendi, i cili përveq biografisë së dy heronjëve ; Mustafa e Maloku, foli dhe përshkroj gjithë veprimtarinë politike atdhetare të tyre, dhe sidomos pë kontributin e tyre të pazëvendsueshëm në fushën e informimit dhe të dekonspirimit të regjimit të instaluar ushtarako-policor të Serbisë në Kosovë.

Në vazhdim, nga Kryesia e Degës së LDK-së, akademinë i e përshendet dhe i drejtohet, anëtari i Kryesisë së LDK-së, vëllai i heroit Smajl Hajdaraj, z.Fazli Hajdaraj !

Pasi që përshendeti të pranishmit dhe i falenderoj për pjesëmarrje, Ay falenderoj dhe përgëzoj në mënyrë të veqantë organizatorin e kësaj akdemie përkujtimore, Nëndëgën e LDK-së Saksoni e Ulët dhe n'veqanti këshillin organizativ dhe Kryetarin Isa Jakup Shabani.

Falenderoj edhe djalin e Xhemës, Deputetin Besian Mustafa, dhe të pranishmit në akademi, për të vazhduar tutje në vlerësimin e vepres jetësore të Enverit e Xhemës, nër sherbim të lirisë së vendit dhe të kauzës sonë për pavarësi e shtet demokratik.

Edhe z.Hajdaraj, shprehi nëvojën imediate në zbardhjën e vrasjeve politike dhe ndëshkimin e autorëve të atyre vrasjeve të cilat po mbajnë peng fatin e familjeve të të vrarëve dhe të vetë Kosovës.

Për një fjalë rasti në këtë akademi përkujtimore, ftohet n'skenë, autori i këtyre rreshtave, me çrast, thash nder të tjera :

Jemi mbledhur sot, në këtë tubim t'përmotshëm përkujtimor, për të nderuar e respektuar dy nga figurat dhe përsonalitetët e shquara të lëvizjes sonë nacionale të fundshekullit të kaluar, për liri e pavarësi, heronjët e Dardanisë Antike-Kosovës dhe bashkpunëtoret besnik të presidentit historik, Dr.Ibrahim Rugova, Enver Malokun dhe Xhemail Mustafën, të atentatuar me 11 janar 1999 dhe 23 nëntor 2000 në Prishtinë.

Pra, kujtojmë sot, me pietet e krenari, veprën jetësore n'sherbim të kauzës së lirisë, të dy penave të mprehta të fushës së artit, letërsisë, publicistikës dhe informimit të guximshëm & objektiv në Kosovën e robëruar e të zhveshur nga çdo atribut identitar e nacional-shtetëror të kohës së okupumit klasik nga rexhimi kriminal & fashist i Millosheviqit.

Vlerësojmë sot, për t'ua përcjellë edhe brezave të ardhshëm porosinë dhe kursin qendrestarë të intelektualëve me dije eruditive, siq ishin z.Enver Maloku e Xhemail Mustafa, në kohë të rënda për fatet e kombit dhe të atdheut, ku dhe kur për fjalën dhe mendimin e lirë, përsekutoheshe, torturoheshe dhe terrorizoheshe deri n'vdekje nga regjimi i egër dhe anti-shqiptar i satrapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit.

Enveri,  martir i përcjelljes së vertetës absolute përmes gazetës së mbrëmjes, “Informatori”, për Kosoven dhe shqiptarët në etnikumin gjenetik dhe pertej tij, në qendrat e vendosjës ndërkombëtare edhe në tri gjuhë botërore ; angleze, gjermane dhe frënge. Hero i parë i fjales së lirë dhe gazetarisë Kosovare bashkohore, për guximin intelektual të spikatur në kohë të rënda okupimi dhe para syve të regjimit kriminal dhe gjenocidal të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. 

Enveri u vra n'prag të lirisë, por ajo mbanë vulën e Tij dhe t'vepres së Tij kolosale n'sherbim të atdheut,

Enveri me veprën e Tij bëri historinë, dhe historia e re e Kosovës s'mund të shkruhët pa emrin e Tij të shquar.

Qytetarët liridashës dhe patriotë të Republikës së Kosovës, prore kerkojnë nga Drejtësia, zbardhjën e vrasjës së Tij, dhe nxjerrjën para Drejtësisë të kriminelëve dhe ndeshkimin e tyre, në mënyrë që Enveri t'prehet i qetë n'tokën Dardane për t'cilën u flijua.

Enver Maloku ishte njeriu që ëndërroj, foli, punoj dhe u vra për lirinë e Kosoves. Vrasja e Tij me atentat me 11 janar të vitit 1999, ngriu zemrat, por gjakoj lirinë e Kosoves në agun e saj, vetëm gjashtë muaj para çlirimit defintiv dhe invadimit triumfal të trupava çlirimtare të Alencës Veriatlantike të NATO-së, n’krye me Amerikën.

Për Xhëmen, ndër të tjera thash :

Atentai ndaj Xhemës, atentat ndaj lirisë së Kosovës !

22 vite më parë, pikërisht me 23 nëntor të vitit 2000, dora e zezë armikut shekullor, një dorë e ligë tradhëtare, vrau në pritë dhe n’pabesi, intelektualin e shquar, veprimtarin e spikatur dhe atdhetarin e paepur, z.Xhemajl Mustafa.

– U vra zëri autentik  i Lëvizjës Nacionale të shqiptarëve të Kosovës për Liri, Pavarësi & Demokraci.

– U fik dhe shua mizorisht, zëri identitar i Presidentit historik Rugova dhe i filozofisë Rugoviste në artin e luftës politike për liri dhe të drejta kombëtare.

– U ekzekutua barbarisht n’hyrje të baneses, nga fallanga të krimit dhe anti-shqiptarisë, për t’i ndal “hapin” në përmbushjën e misionit historik, ndertimin e lirisë së Kosovës dhe shtetëndertimin e saj.

Vrasja e Xhemës ishte vrasje e lirisë së Kosovës, plumbat e shkrepur n’trupin e Tij, ishin plumba në shtatin dhe trupin e Kosovës martire, ishin atentat ndaj shtetit të Ri dhe t’pavarur të Kosovës e cila ishte çliruar nga qizma e pushtuesit shekullor serbosllav.

– Lajmi i kobshëm i atij 23 nëntori të “akullt”, mori dheun ; tronditi opininonin si vrasje e porositur nga armiqë të kombit & atdheut, por për fatin tonë të ligë dhe të keq ; edhe vrasësit sikur urdhërdhënësit, ishin shqip-folës, por anti-shqiptar.

– Ata që dekonspiruan Zahirin & Ademin, ata të cilët e luftuan Agimin e Saliun, ata të cilët vranë Ahmetin e Tahirin, e vranë edhe Xhemen, Enverin, Ukën…!

Kuzhina e vrasjeve politike, e vrasjeve për pushtet, viktimë e radhes e së cilës ishte atë ditë të kobshme të 23 nëntorit të vitit 2000 edhe Xhemajl Mustafa, zëdhënës dhe këshilltar i lartë për informimim i Presidentit historik Rugova, ishte dhe mbeti ajo e njëjta, nën ombrellen e SHIK-ut kriminal, antikombëtar dhe anti-Kosovë fund e krye…, për të përfunduar kështu :

Zoti i bekoftë Xhemen, e Enverin,

Zoti i bekoftë, familjet e tyre,

Zoti e bekoftë Kosovën, për t'cilën, Xhema dhe Enveri punuan deri n'frymen e fundit.

 Ftohet të marr fjalën, djali i heroit Xhemail Mustafa, Deputeti Besian Mustafa !

Pasi përshendet akademinë, organizatoret, Nëndegën dhe Kryetarin e saj, z.Isa Jakup Shabani, të cilët i përgëzon dhe falenderon nga zëmra, përshendet dhe falenderon të gjithë pjesëmarrësit e kësaj akademie kushtuar Babit të Tij, heroit Xhemail Mustafa, dhe axhit të Tij, siq e quan Ai, heroin Enver Maloku.

Z.Besian Mustafa, tanimë një burrë i kultivuar dhe i artikuluar mirë, me një horizont të jashtzakonshëm të dijes dhe kulturës, me një qetësi të brënshme apostolike dhe butësi unike të sjelljës, fakt ky që provon katërcipërisht edukatën familjare dhe trashegiminë e saj gjenetike, filloj të flas & shpalos  me shumë emocion momentet dramatike të jetës së Tij, çastin kur i thuhet në anglisht se Babai i juaj nuk i ka mbijetuar plagët dhe të njëjtin duhet t'ua përcjellë mamit e Berjanës, e kujton si lajm i cili i'a përmbysi botën, sot e atë ditë.

Besiani, me shumë ndijësi, përshkruan aktin tragjik të vrasjes së Babit, akt të cilin Besiani edhe sot e gjithë ditën e sheh si t'paimagjinueshëm dhe t'papranueshëm, të privohet nga jeta Babi i Tij në Kosovën e çliruar dhe të lirë, kur i njëjti gjithë jetën i'a kishte kushtuar lirisë së Kosovës dhe të shqiptarëve.

Besiani rrefen me shumë sens, përjetimet e gjatë bombardimeve të NATO-së mbi Serbinë, ngazëllimin për fitorën mbi armikun dhe lirinë fituar, por nuk kupton as sot, biles ma shumë se sa atëherë , vrasjen e babit ë Tij, heroin Xhemajl Mustafa.

Besiani thot se qellimi i vrasjeve politike, ishte vrasja e lirisë së Kosovës dhe e dimensioneve universale të saja, por ka prodhuar efektin e kundërt, duke i'u kthye bumerang atyre dhe qellimeve të tyre djallëzore dhe anti-shqiptare.

Edhe Besiani, përseriti nëvojën imediate të zbardhjes së vrasjeve politike, përfshi vrasjen e Xhemes dhe Enverit, moszbardhja e të cilave po e bënë të paplotë lirinë tonë dhe progresin e Kosovës.

Deputeti, Besian Mustafa, para, gjatë dhe pas akademisë përkujtimore, u tregua shumë i afërtë, i ëmbël dhe elokuent me akëcilin nga pjesëmarrësit e kësaj akademie, për të cilin do ruhen kujtime mbrresëlënëse nga një politikan i modelit liberal, euro-perendimor.

 Në emër të familjeve të dëshmorëve z. Milaim Gervalla, antarë i Kryesisë së Degës së LDK-së në Gjermani i drejtohet akademisë dhe të pranishmëve, duke i falenderuar për resoektin dhe konsideraten e treguar ndaj këtyre familjeve.

 Në fund Kryetari dhe Sekretari i Nëndegës së LDK-së, Saksoni e Ulët, z. Isa Jakup Shabani dhe Azem Kelmendi,  ndajnë Mirënjohjet për Heronjët Xhemail Mustafa e Enver Maloku të cilat  dorëzohen Deputetit Besian Mustafa, i cili i quajti dhuratë të çmuar dhe unike për familjet Mustafa & Maloku.

Me mirupafshim n'takimet e radhes,  shpallet e mbyllur akademia përkujtimore kushtuar heronjëve të Kosovës, Xhemail Mustafa dhe Enver Maloku.

Image
Akademia përkujtimore
Image
Akademia përkujtimore

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat