Plagoset nga arma e zjarrit një shqiptar në Gjermani

Gjermania

Plagoset nga arma e zjarrit një shqiptar në Gjermani

Më: 23 janar 2023 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Një 25-vjeçar shqiptar është plagosur nga të shtënat me armë zjarri të shtunën në qytetin Hemshof të Gjermanisë

Mediat gjermane raportojnë se rasti në fjalë mund të cilësohet si vrasje në tentativë.

Shqiptari në fjalë ishte gjetur i shtrirë në borë në ora 02:15 të natës,  u dërgua për të marrë trajtim mjekësor, dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Në orën 2 të mëngjesit, kishte pasur një përleshje në një pijetore në Dessauer Strasse aty pranë. Sipas një zëdhënësi të policisë, është ende duke u përcaktuar nëse 25-vjeçari ishte i përfshirë në rastin në fjalë, dhe prej nga ai mund  të jetë plagosur, shkruan Die Rheinpfalz.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat