Pas vizitës në Austri, Haradinaj vazhdon konsolidimin e AAK-së në Gjermani

Gjermania

Pas vizitës në Austri, Haradinaj vazhdon konsolidimin e AAK-së në Gjermani

Më: 23 prill 2023 Në ora: 13:15
Foto nga takimi

Pas vizitës disa ditore në Austri, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ka udhëtuar për në Regensburg të Gjermanisë.

Në një njoftim të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, bëhet e ditur se sot Haradinaj bashkë me deputetë dhe anëtarë të kryesisë në ora 15:00 do të zhvillojë takim me bashkatdhetarët që jetojnë në rrethinën e Regensburgut.

Njoftimi i AAK-së:

“Konsolidimi i AAK-së në diasporë është tregues që Aleanca po kthehet në adresën kryesore për qytetarët e Kosovës dhe agjendën shtetformuese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat