Haradinaj vizitë bizneseve shqiptare në Gjermani: Me aktivitetin e tyre e lartësojnë çdo ditë imazhin e shqiptarëve në vendin ku jetojnë

Gjermania

Haradinaj vizitë bizneseve shqiptare në Gjermani: Me aktivitetin e tyre e lartësojnë çdo ditë imazhin e shqiptarëve në vendin ku jetojnë

Më: 24 prill 2023 Në ora: 13:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka qëndruar disa ditë në Austri dhe së fundmi edhe në Gjermani.

Vizitën e tij në Gjermani e përmbylli tek bashkatdhetarët e suksesshëm në fushën e biznesit dhe shoqatën shqiptare “Nazmi Ugzmajli”, ku e nderuan me titullin “Anëtar nderi” i kësaj shoqate.

Në përmbyllje të vizitës sime në Gjermani, kisha kënaqësinë t’i vizitoj disa nga bashkatdhetarët e suksesshëm në fushën e biznesit dhe shoqatën shqiptare “Nazmi Ugzmajli”, ku më nderuan me titullin ‘Anëtar nderi’ i kësaj shoqate”.

“Në vizitë tek; Bilall Gashi, Agron Zeqiraj, Agim Krasniqi dhe Bekim Kabashi pata rastin të përjetoj nga afër suksesin e tyre. Ata përpos që kanë arritur të krijojnë vlerë me produktet dhe shërbimet që ofrojnë, me aktivitetin e tyre e lartësojnë çdo ditë imazhin e shqiptarëve në vendin ku jetojnë. Krenar me suksesin e tyre”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat