Turkish Airlines e ndryshon “Pristina” në “Prishtina” pas ankesës së ambasadës së Kosovës në Berlin

Gjermani

Turkish Airlines e ndryshon “Pristina” në “Prishtina” pas ankesës së ambasadës së Kosovës në Berlin

Më: 3 korrik 2026 Në ora: 15:30
Faruk Ajeti

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka bërë të ditur se kompania ajrore Turkish Airlines ka korrigjuar emërtimin e destinacionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” në versionin gjerman, duke e ndryshuar nga “Priština” në “Prishtina”.

Ai tha se ky ndryshim dëshmon se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive mund të sjellin rezultate konkrete në korrigjimin e pasaktësive lidhur me emërtimin e Republikës së Kosovës dhe qyteteve të saj.

Postim i plotë:

Lajm i jashtëzakonshëm!

Falë reagimit të qytetarëve tanë dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik, kompania ajrore Turkish Airlines ka korrigjuar emërtimin e destinacionit të Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari" në versionin gjerman, duke e ndryshuar nga "Priština" në "Prishtina".

Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete.

Nëse hasni ndonjë institucion apo kompani gjermane ku Republika e Kosovës apo qytetet tona nuk paraqitet në mënyrë korrekte, ju lutemi të na shkruani në [email protected], duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që këto pasaktësi të adresohen dhe korrigjohen.

Vazhdojmë së bashku drejt sukseseve të radhës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat