Paga minimale ligjore në Gjermani rritet nga 13,90 në 14,60 euro bruto në orë nga 1 janari 2027, ose rreth pesë për qind më shumë.
Rritja është përcaktuar në rregulloren e qeverisë gjermane për pagën minimale, bazuar në vendimin e komisionit të pagës minimale. Sipas Deutsche Handwerks Zeitung, për të nuk nevojitet miratim i ri nga Bundestagu ose Bundesrati.
Sipas qeverisë federale, me rritjen e pagës minimale ngrihet edhe kufiri i të ardhurave për minijobet, që nga viti 2027 shkon në 633 euro në muaj.
Ndryshimi prek edhe punëtorët shqiptarë, veçanërisht në sektorët ku punësimi nga Ballkani është i përqendruar, si ndërtimi, logjistika dhe gastronomia.
Shumat janë bruto, para zbritjeve për tatimin dhe sigurimet shoqërore.