Haziri e Kadriu nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për efiçiencë të energjisë, kosto 440 mijë euro

Gjilani

Haziri e Kadriu nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për efiçiencë të energjisë, kosto 440 mijë euro

Më: 27 janar 2021 Në ora: 15:17
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, përkatësisht zëvendësministrin Rexhep Kadriu, për realizimin e projektit të ndërrimit të poçave elektrikë, në kuadër të efiçiencës së energjisë elektrike.

Kryetari Haziri e ka falënderuar zëvendësministrin Kadriu për mbështetjen në këtë dhe projekte tjera për Gjilanin.

“Jam i lumtur që sot në Gjilan është zëvendësministri i Ekonomisë dhe Ambientit, ish-nënkryetari i Komunës dhe miku im, Rexhep Kadriu. Në marrëveshjen e sotme të mirëkuptimit, Gjilani përfiton nga programi i për efiçiencë të energjisë elektrike, për zonën urbane dhe rurale. Është një program i jashtëzakonshëm sepse ul kostot e shpenzimet dhe modernizon e standardizon infrastrukturën për ndriçim publik”, ka thënë Haziri, pas nënshkrimit të këtij memorandumi.

Ndërsa, zëvendësminitri i Ekonomisë dhe Ambientit, Rexhep Kadriu, bëri të ditur se vlera e investimit të përbashkët e këtij projekti është 440 mijë euro.

“Projekti ka të bëjë me ndërrimin e poçave elektrikë në komunën e Gjilanit, në qytet dhe fshatra. Janë afro 3 mijë trupa ndriçues të cilët do të ndërrohen në këtë faze. Investimi nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit është 308 mijë euro, ndërkaq nga Komuna e Gjilanit është 132 mijë euro”, ka thënë zëvëndesministri Kadriu.

Ai ka thënë se ky nuk do të jetë projekti i fundit për Gjilanit, duke shtuar se së shpejti do të ndërrohet gypi i ujësjellësit që vjen nga Përplepnica në drejtim të Gjilanit.

“Krejt këto projekte të mëdha që Qeverisë për Gjilanin janë meritë e kryetarit Haziri, sepse fal angazhimit të tij të madh gjatë këtyre viteve, ka bërë që investimet qëndrore ta kenë prioritet Gjilanin”, tha Kadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat