Gjilan, qytetarët e moshës mbi 75-vjeçare ftohen të regjistrohen për vaksinën anti-Covid

Gjilani

Gjilan, qytetarët e moshës mbi 75-vjeçare ftohen të regjistrohen për vaksinën anti-Covid

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 13:18
Ilustrim

Komuna e Gjilanit ka ftuar qytetarët e moshës mbi 75 vjeçare që të lajmërohen për evidencë në qendrat më të afërta të mjekësisë familjare, në qytet e fshatra, për marrjen e vaksinës anti-COVID-19.

Drejtoresha e Qendrës së Mjekësisë Familjare, njëherësh anëtare e Komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, Arbenita Hajdari, ka thënë se do të fillohet me vaksinim për grup moshat që janë më të rrezikuara.

“Po i bëjmë të gjitha përgatitjet për regjistrim të vaksinimit kundër COVID-19, së pari të grup moshës më të rrezikuar, e që janë mbi moshën 75 vjeçare e më pas vazhdojmë me kategoritë tjera”, ka thënë Hajdari.

Ndryshe, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan bie në 96.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat