Apeli i Lutfi Hazirit për qytetarët: Qëndroni nëpër shtëpi kur paralajmërohen reshje të mëdha të shiut

Gjilani

Apeli i Lutfi Hazirit për qytetarët: Qëndroni nëpër shtëpi kur paralajmërohen reshje të mëdha të shiut

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 17:24
Shtabi emergjent Gjilan

Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Gjilanit kishte të reshura të mëdha të cilat në disa pjesë kishin bllokuar qarkullimin.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se ata e kanë menaxhuar situatën që ka ndodhur të shtunën.

“Kishim reshje shiu me një intensitet të shtuar, fatmirësisht nuk kemi rrezik të jetës së qytetarëve, por vetëm dëme materiale. Edhe për sot, nesër dhe pasnesër janë paralajmëruar reshje, por apelojmë që gjatë kohës kur janë paralajmëruar reshje më të mëdha të qëndroni nëpër shtëpi që të mos shkaktohen tollovi me vetura në komunikacion, e pastaj të pengohet edhe intervenimit të ekipeve emergjente në terren”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai tha se gjatë ditës së djeshme nga të dhënat zyrtare janë konfirmuar 25 ndërhyrje me institucione të emergjencës nga 52 kërkesa të qytetarëve për ndihmë, kryesisht nga drejtuesit e automjeteve në komunikacion, derisa një familje është evakuuar nga shtëpia, në lagjen Deremhallë, por që e njëjta është kthyer pas pak kohe në shtëpi, transmeton Klankosov.tv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat