Haziri preti në takim profesoreshën e Universitetit të Graz’it të Austrisë, Lumnije Kqiku

Gjilani

Haziri preti në takim profesoreshën e Universitetit të Graz’it të Austrisë, Lumnije Kqiku

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 19:16
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur të mërkurën disa delegacione nga mërgata shqiptare, në mesin e tyre edhe profesoreshën e Universitetit të Graz’it të Austrisë, Lumnije Kqiku.

Me këtë rast, kryetari Haziri i ka ndarë mirënjohje prof. Dr. Lumnije Kqikut, në nderim të të arriturave profesionale, studimore dhe shkencore, e në veçanti për kontributin e lartë në lobimin e çështjes së Kosovës dhe avancimin e kuadrove profesionale në universitetet europiane.

Kryetari Haziri, gjatë pritjes së dhjetëra delegacioneve, ka vlerësuar lartë kontributin e bashkatdhetarëve dhënë për Kosovën e Gjilanin.

Haziri thënë se në vazhdimësi kanë ndarë nga pasuria e tyre në mbështetje ndaj familjeve e vendlindjes dhe këtë po e bëjnë edhe sot.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat