Prokuroria kërkon paraburgim ndaj tre personave për shitblerje të narkotikëve e armëmbajtje pa leje

Gjilani

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj tre personave për shitblerje të narkotikëve e armëmbajtje pa leje

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 15:35
Prokuroria Themelore në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurve P.S., A.V. dhe S.A., të cilët me urdhër të prokurorit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Sipas kërkesës ekziston dyshimi i bazuar se, më 11 Gusht 2021, rreth orës 17:30 minuta, në Gjilan, të pandehurit e lartshënuar kanë poseduar me qëllim shpërndarje dhe shitje substanca narkotike, të llojit ‘’Marihuanë’’, në peshë prej 11kg e 550 gr, e cila është sekuestruar nga Policia e Kosovës.

Me këto veprime të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, i pandehuri S.A., dyshohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, pasi ka mbajtur në pronësi dy (2) pistoleta, një (1) karikator dhe njëqindeshtatëdhjetegjashtë (176) fishekë, të cilat iu janë sekuestruar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat