Komuna e Gjilanit ka ndarë 3 milionë euro për familjet në nevojë

Gjilani

Komuna e Gjilanit ka ndarë 3 milionë euro për familjet në nevojë

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 15:17
Ilustrim

Komuna e Gjilanit vazhdimisht ka mbështetur rastet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale duke u krijuar kushte më të mira për të jetuar pasi që jeta i ka sprovuar me vështirësi të mëdha që nga sëmundjet e rënda e deri te pamundësia për të strehuar familjet e tyre.

Në kuadër të kësaj në bazë të shifrave zyrtare, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan konfirmon se janë ndërtuar 163 shtëpi për familjet në nevojë me kosto financiare 2.4 milionë euro që njëherë e përgjithmonë këtyre familjeve u ka hequr brengën që kishin për strehim. Në kuadër të këtij programi janë renovuar 49 shtëpi me kosto mbi 150 mijë euro dhe ka paguar edhe qeratë mujore për 60 familje disa vite me radhë me kosto 420 mijë euro.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se solidariteti është vyrtyt i lartë i gjilanasve dhe shpirit i tyre human ka bërë që bashkërisht të ndihmojmë dhe për këtë në emër të të gjitha familjeve në nevojë dhe të Komunës së Gjilanit jam falënderuese për çdo donator që ka dhënë nga kursimet e tyre për të ndihmuar familjet me gjendje të rëndë, të sëmurit, jetimët, të moshuarit pa përkujdesje dhe kategoritë të tjera.

“Është numër shumë i madh i donatorëve që nga Amerika, Evropa e deri në Zelandë të Re, që iniciativën tonë e kanë mbështetur. Gala mbrëmjet humanitare ishin vetëm fillimi për të mos u ndalur asnjëherë mbështetja për familjet në nevojë. Të gjithë u kemi thënë këtyre familjeve se jemi së bashku edhe në vështirësi por edhe në gëzime. Aksionet humanitare do të vazhdojnë edhe më tutje deri në mbështetjen e rastit të fundit përkundër që gjendja ka ndryshuar dhe është krejtë ndryshe sot”, ka thënë ai mes tjerash.​

Për ndryshe, Komuna e Gjilanit falë mbështetjes së donatorëve dhe në bashkëpunim me organizata dhe shoqata humanitare, me mërgatën, Bashkësinë Islame në Gjilan dhe me individ e përfaqësues të bizneseve vazhdimisht kanë mbështetur për secilin vit rreth 2000 familje me pako ushqimore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat