Haziri ndan mirënjohje për personalitete të rëndësishme që kanë dhënë shumë për Gjilanin

Gjilani

Haziri ndan mirënjohje për personalitete të rëndësishme që kanë dhënë shumë për Gjilanin

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 16:06
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër të aktiviteteve për mërgatën dhe kalendarin kulturor për respektin e tyre, ka nderuar me mirënjohje Sabri Byqmetin, Ismet Azizin, Mustafë Ukshinin dhe Fjolla Hysenin, për kontributin e dhënë në diasporë me kauzën për liri, pavarësi dhe demokraci, që e kanë dhënë për dekada, krahas edhe aktiviteteve të vazhdueshme në fushën e humanizmit, solidaritetit, sportit, kulturës etj.

Kryetari Haziri, ka thënë se disa nga aktivitete në kuadër të kalendarit Ditët e Mërgatës janë anuluar për shkak të përkeqësimit të situatës me pandemisë COVID-19, por laureatë të çmimeve janë figurat e respektuara të Gjilanit, që jetojnë këtu dhe atyre që po veprojnë çdo ditë në mërgatë.

“Jam i nderuar që Sabri Byqmetit i kam ndarë mirënjohje në nderim të kontributit të dhënë në organizimin e bashkatdhetarëve në Zvicër, e në veçanti për kauzën për liri, pavarësi dhe demokraci të vendit. Gjithashtu Ismet Azizit i ndahet mirënjohje në nderim të kontributit kombëtar, në zbardhjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak, të cilët ishin të harruar e që me kontributin e Shoqatës po bëhet dritë në këtë drejtim. Mustafë Ukshinit i kam ndarë mirënjohje në nderim të sukseseve të arritura në biznesin e tij në Zvicër, e në veçanti për solidarizimin e vazhdueshëm dhënë për kategoritë me nevoja sociale. Ndërsa, Fjolla Hysenit i ndaj mirënjohje për sukseset e arritura në sport, e veçanërisht për promovimin e imazhit të Gjilanit në gara sportive gjithandej brenda dhe jashtë kufijve të Kosovës”, ka thënë mes tjerash, kryetari Haziri.

Ai, po ashtu, ka theksuar se kontributi i gjilanasve kudo nëpër botë është i veçantë dhe në vazhdimësi do të nderohen edhe figura të tjera të merituara që janë krenaria jonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat