Pacienti nga Spitali i Gjilanit: S’ka ardhur askush me na pyetur a kemi votuar

Gjilani

Pacienti nga Spitali i Gjilanit: S’ka ardhur askush me na pyetur a kemi votuar

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 08:59
Njëri nga pacientët që po trajtohet në këtë spital ka thënë se askush nuk ka shkuar për t’i pyetur nëse kanë votuar apo jo

Sot mbahen zgjedhjet lokale në vend, ku qytetarët mund të votojnë për kryetarë të komunave dhe Kuvende Komunale.

Në spitalin e Gjilanit gjenden një numër jo i madh i pacientëve të cilët kanë shprehur interesim për të shfrytëzuar të drejtën e tyrë për të votuar.

Njëri nga pacientët që po trajtohet në këtë spital ka thënë se askush nuk ka shkuar për t’i pyetur nëse kanë votuar apo jo.

“Po normalisht, jemi të interesuar por s’ka ardhë askush me na pyet. Mendoj që këto zgjedhje janë më të rëndësishme për ne se ato nacionale. Probleme ka shumë, në arsim, edhe në mjekësi siç po e shihni, mjekët nuk rrinë shumë me pacientë, njihemi si me qenë në faj”, ka thënë një nga pacientët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat