Numërohen 100% të votave, diferencë e ngushtë mes Hazirit e Hysenit në Gjilan

Gjilani

Numërohen 100% të votave, diferencë e ngushtë mes Hazirit e Hysenit në Gjilan

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 22:01
Foto ilustrim

KQZ ka numëruar votat në të gjitha 126 vendvotimet dhe qendrat zgjedhore në Gjilan për zgjedhjet komunale.

Garë e ngushtë në raundin e parë u zhvillua nga Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Alban Hyseni ka marrë 44.43 për qind ose 18.550 vota, ndërsa Lutfi Haziri, kryetari aktual, ka 43.81 për qind ose 18.289 vota.

Të dy këta do të jenë pjesë e garës së balotazhit më 14 nëntor, kur edhe do të përcaktohet udhëheqësi i ri komunal.

Leonora Morina-Bunjaku nga PDK u rendit e treta me 8.24 për qind, Nazim Gagica nga AAK i katërti me 2.45 për qind, Gani Neziri 0.59 për qind dhe Lulzim Bexheti 0.48 për qind. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat