Haziri shpërndanë certifikata për 30 të rinj, vijues të trajnimit për ndërmarrësi dhe vetëpunësim

Gjilani

Haziri shpërndanë certifikata për 30 të rinj, vijues të trajnimit për ndërmarrësi dhe vetëpunësim

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 12:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i komunës dhe njëherësh kryetar i Bordit te AZHR – Lindje, Lutfi Haziri ka shpërndarë sot certifikata për 30 të rinj të cilët përfunduan trajnimin 5-ditor për ndërmarrësi dhe vetëpunësim.

Me këtë rast, kryetari Haziri çmoi lart punën që është duke bërë stafi i AZHR-Lindje dhe u zotua se komuna e Gjilanit, për mes drejtorisë për Zhvillim Ekonomik do te jetë gjithmonë pranë të rinjve, të cilët kanë ide kreative për biznes dhe iniciativa për vetëpunësim.

Trajnimi u organizua në kuadër të projektit "Trajnime për ndërmarrësi në komunën e Gjilanit dhe Shtërpcës" të financuar nga MKRS dhe të implementuar nga AZHR - Lindje.

Gjatë këtij trajnimi u zhvilluan modulet: Ndërmarrësia, Plani i biznesit, Marketingu dhe Menaxhimi i financave.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat