Mbyllja e lokaleve në Gjilan, Haziri: Dua të besoj se nuk është porosi

Gjilani

Mbyllja e lokaleve në Gjilan, Haziri: Dua të besoj se nuk është porosi

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 14:07
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kritikuar veprimet e inspeksionit sanitar natën e kaluar në Gjilan, duke i bërë thirrje qeverisë që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të komunës.

“Është ndërhyrje në komunën sepse unë udhëheqi me emergjencat civile kundër COVID-19 në Gjilan”, tha kandidati për kryetar.

“Inspeksioni komunal është autoriteti kryesor dhe më i lartë, i cili merret me ndalim të veprimtarive dhe me hapje”.

“Bëj thirrje që task forca të mos ndërhyjë në kompetencat e komunës po koordinim me ne dhe inspeksionin komunal”.

“Është pjesë e një presioni ndaj ekonomisë dhe biznesi të vogël”.

“Ne kemi menaxhuar nga dita e parë dhe jemi një shembull për masat e zbatuara”.

Tutje, Haziri kritikoi edhe zyrtarët që dënuan lokalet.

“E kanë nga mosnjohja ose nga porositë, po du me besu qe nuk është porosi”, u shpreh Haziri

“Është goditje e institucioneve të Gjilanit”.

“25 dënime për disa muaj janë të papërballueshme në kohën kur kemi pako të lehtësimit. Në njërën anë thuhet se qeveria ka lehtësuar masat për ekonominë, në tjetrën bizneset dënohen me 15 mijë euro”, përfundoi Haziri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat