Haziri: Ky është treguesi më i mirë se Gjilani do të jetë gjithmonë qytet i gjilanasve

Gjilani

Haziri: Ky është treguesi më i mirë se Gjilani do të jetë gjithmonë qytet i gjilanasve

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në tubimin përmbyllës ka thënë se ndihet i impresionuar me “mbështetjen në formë plebishitare të qytetarëve”.

Haziri ka thënë se sipas tij, sonte është treguesi më i mirë se Gjilani do të jetë gjithmonë qytet i gjilanasve.

“Ky masovitet sonte është përtej partiak dhe është treguesi më i mirë se Gjilani nuk duron bedel politik, por një Kryetar që qeveris pa presion, pa ndikime e pa anime”.

“Ky masovitet sonte është tregues se gjilanasit e duan një Kryetar që qeverisë mbi parimin e barazisë, sepse para ligjit dhe para Zotit jemi të gjithë të barabartë”, ka thënë Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat