Pamje nga vendi ku u gjet e vdekur zyrtarja policore në Gjilan

Gjilani

Pamje nga vendi ku u gjet e vdekur zyrtarja policore në Gjilan

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 18:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zyrtare policore është gjetur pa shenja jete në varrezat e qytetit në Gjilan.

Nga vendi i ngjarjes ju sjellim pamje nga atje, në ndërkohë pas pak minutash pritet të ketë konferencë për media nga policia.

Rasti i vdekjes është konfirmuar nga Ismet Hashani, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit. Rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.

“Policia e Kosovës është njoftuar se në varrezat e qytetit në Gjilan është një person ë dyshohet se është pa shenja jete. Njësitë tona kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e një personi të gjinisë femërore. Personi i vdekur është zyrtare policore. Për momentin, rasti nga hetuesit është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Hashani.
 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat