E trishtë: Vdes punëtorja e Spitalit të Gjilanit

Gjilani

E trishtë: Vdes punëtorja e Spitalit të Gjilanit

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 23:35
Spitali i Gjilanit

Sot ka vdekur punëtorja e shërbimeve mbështetëse në Spitalin e Gjilanit, Sahadete Ibrahimi.

Këtë e ka bërë të ditur Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit, përmes një njoftimi në Facebook.

Spitali u ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve të së ndjerës.

“Njoftim Mortor. Me dhembje e pikëllim të thellë i njoftojmë stafin e Spitalit të Përgjithshëm Gjilan për vdekjen e papritur të punëtores së shërbimeve mbështetëse Znj. Sahadete Ibrahimi Ngushëllime familjes, kolegëve.

Shpirti i saj u prehtë në paqe!“, thuhet në njoftim.

Image
Sahadete Ibrahimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat