Hyseni pret në takim paqeruajtës nga Komanda e Brigadës Regjionale - Lindje

Gjilani

Hyseni pret në takim paqeruajtës nga Komanda e Brigadës Regjionale - Lindje

Më: 19 janar 2022 Në ora: 14:05
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur në takim përfaqësues të KFOR-it nga kampi Bondsteel, në krye me kolonelin Paul C. Judge, zëvendëskomandnat i Komandës Regjionale në sektorin e lindjes si dhe kapitenin Deniz Demyriakan.

Ata kanë biseduar rreth situatës së sigurisë në Gjilan dhe regjionin që mbikëqyret nga kjo trupë paqeruajtëse.

Gjatë këtij takimi njohës dhe miqësor u ritheksua rëndësia e bashkëpunimit të ndërsjellë, në funksion të sigurisë dhe paqes për të gjithë qytetarët e vendit.

‘Me përfaqësuesit e KFOR-it nga Brigada Regjionale – Lindje biseduam për bashkëpunimin e ndërsjellë, si nevojë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, me ç`rast shfrytëzova rastin që t`i shpreh mirënjohje të veçantë trupës paqeruajtëse në këtë sektor sikurse e ritheksova gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit mes Komunës së Gjilanit dhe Brigadës Regjionale të KFOR-it në Bondsteel”, ka thënë kryetari Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat