Alban Hyseni publikon borxhet e Gjilanit

Gjilani

Alban Hyseni publikon borxhet e Gjilanit

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 16:33
Alban Hyseni

Kryetari i komunës së Gjilanit Alban Hyseni, i ka bërë publike borxhet të cilën kjo komunë i ka trashëguar.

Hyseni tha Gjilani ka obligime të mëdha financiare.

Ai ka treguar edhe shumën e saktë se sa ka arritur borxhi gjatë këtyre tetë viteve.

Kreu i Gjilanit shtoi se në muajt dhjetor 2021 dhe janar 2022, ka pranuar një njoftim nga përmbaruesi privat ku do të ekzekutohen 3.5 milionë euro.

Alban Hyseni ndër të tjera tha se shumica e detyrimeve janë krijuar nga shpronësimet, të njëjtat janë bërë pa përfillur procedurat ligjore.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Gjilanit,

Ne, jemi zotuar për transparencë. Qasja jonë është dhe do të jetë e tillë përgjatë të gjithë mandatit, andaj edhe si institucion komuna është e hapur dhe mirëpret qytetarët e palët e ndryshme për takime.

Kemi potencuar e tërhequr vemendjen tek obligimet e mëdha financiare të komunës së Gjilanit. Kemi vendosur që lista e obligimeve të komunës të bëhet publike.

Gjilani, përgjatë viteve (sidomos 8 të fundit), ka krijuar obligimet financiare si vijon:

Obligimet financiare jo kontingjente

VLERA: 11,062,061.67 euro

Obligimet financiare kontigjente

VLERA: 14,480,300.00 euro

Për këto dy muaj të qeverisjes tonë, në muajin dhjetor 2021 dhe janar 2022, kemi pranuar njoftimin nga përmbaruesi për obligimet që do të ekzekutohen përmes procedurës përmbarimore. Vlera e këtyre obligimeve është 3,500.000 euro!

Shumica e detyrimeve janë nga shpronësimet. Të njëjtat janë bërë pa përfillur procedurat ligjore, ku fillimisht duhet zotimi i mjeteve e më pas edhe zbatimi i procedurës së ekspropriimit.

Nuk arsyetohemi. Ne do të punojmë.

Nuk e përdorim si justifikim të kaluarën. Punojmë për të ardhmen.

Do të gjejmë shkelësit. Do t’i denoncojmë ata.

Do të ndalim zhvatjen. Do të kthejmë dinjitetin e munguar.

Për Gjilanin që meritojmë, për të ecur në rrugën e zhvillimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat