Një furrë e bukës në Gjilan gjobitet me 1 mijë euro, pesha e bukës më e vogël sesa që deklarohej

Gjilani

Një furrë e bukës në Gjilan gjobitet me 1 mijë euro, pesha e bukës më e vogël sesa që deklarohej

Më: 11 mars 2022 Në ora: 15:04
Ilustrim

Në një furrë në Gjilan buka që shitej për 500 gramë peshonte 70 deri në 80 gramë më pak. Kjo peshë e cila nuk përputhem me dekleracionin u vërtetua nga inspeksioni komunalë në Gjilan, për çka edhe u shqiptua gjoba prej 1 mijë euro.

Në njoftimin e komunës thonë se nuk do të tolerojnë asnjë shkelje të të drejtave të konsumatorëve.

“Gjatë inspektimit në sektorin e bukës, në një furrë në qytet është konstatuar se pesha e bukës nuk përputhej me deklaracionin. Inspektorët kanë ndërmarrë veprimet e duhura ligjore dhe subjektit ekonomik i kanë shqiptuar një gjobë në shumë 1000 euro, pasi nga kanë vërtetuar se buka që shitej për 500 gramë peshonte 70 deri në 80 gramë më pak. Drejtoria e Inspekcionit komunal në Gjilan i siguron qytetarët se ankesat dhe kërkesat e tyre do të shqyrtohen me seriozitet të plotë dhe se nuk do të tolerojë mashtrime në dëm të konsumatorit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

Image
Dënimi
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat