Komuna e Gjilanit shpërndan gjashtë gjedhe të racës simental për fermerët, donacion i shkollës së agrobiznesit

Gjilani

Komuna e Gjilanit shpërndan gjashtë gjedhe të racës simental për fermerët, donacion i shkollës së agrobiznesit

Më: 22 mars 2022 Në ora: 16:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan ka shpërndarë sot gjashtë gjedhe të racës simental për gjashtë fermerë, të cilat janë donacion nga shkolla e agrobiznesit “Arbëria”.

Nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina Bunjaku, në emër të kryetarit Alban Hyseni, ka uruar fermerët përfitues.

Ndërkaq, ajo ka thënë se bujqësia është çelësi për zhvillim ekonomik të vendit, duke shtuar se së shpejti do të hapet zyra për t’ua lehtësuar aplikimin për subvencione fermerëve.

Kurse, drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Bajram Isufi, ka bërë të ditur se Komisioni vlerësues ka përzgjedhur fermerët meritor për këto gjedhe, derisa ka njoftuar se do të vazhdohet edhe me subvencione të tjera për fermerët e Gjilanit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat