70 pako ushqimore për familjet me asistencë sociale

Gjilani

70 pako ushqimore për familjet me asistencë sociale

Më: 7 prill 2022 Në ora: 15:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me organizatën turke TIKA, kanë shpërndarë sot 70 pako ushqimore për familjet me asistencë sociale, në ngjarjen ku mori pjesë kryetari Alban Hyseni së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Aurorë Osmani Buca dhe përfaqësuesen e TIKA-s, Aylin Ozciftci.

“E falënderojmë TIKA-n dhe përfaqësuesen e saj, zonjën Aylin për pjesëmarrjen në shpërndarjen e këtyre pakove, në të njëjtën kohë edhe për mbështetjen e ofruar për qytetarët e Gjilanit. Kjo është pakoja e 470 që po e shpërndajmë sot, që në total gjatë këtij muaji të Ramazanit shkon në 764 pako ushqimore”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ndërkaq, përfaqësuesja e organizatës turke TIKA, Aylin Ozciftci, e ka falënderuar kryetarin Hyseni për bashkëpunimin, teksa tha se me këto pako ushqimore dëshirojnë të tregojnë që janë afër familjeve në nevojë.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit dje ka shpërndarë 400 pako ushqimore për familjet në nevojë, që kanë qenë donacion i organizatës Katar Charity.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat