Isufi viziton dy pemëtari në Kravaricë e Gumnishtë

Gjilani

Isufi viziton dy pemëtari në Kravaricë e Gumnishtë

Më: 14 prill 2022 Në ora: 14:27
Ejup Byqmeti, Bajram Isufi, Naser Muji

 Drejtori për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, Bajram Isufi dhe zyrtarët profesional, Naser Muji dhe Ejup Byqmeti, ka vizituar ekonomitë bujqësore – pemëtare në fshatin Kravaricë dhe Gumnishtë, përkatësisht ‘’Fruitkos’’ e cila posedon 10 hektarë (ha) mollë, 5 ha dardhë, 2 ha vishnje, 1ha arrë, si dhe pemishtja “Dhëmetra’’ që posedon 26 ha kumbull dhe 30 ha vishnje.

Drejtori Isufi ka njoftuar se pemishtet janë tashmë në kultivim intensiv.

“Pemishtet kryesisht janë në kultivim intensiv, gjendja e pemëve është mjaftë e mirë dhe deri më tani nuk ka dëmtime nga temperaturat e ulëta, masat agroteknike të realizuara në tërësi si krasitja, spërkatja dimërore etj.

Kërkese e pemëtarëve është mbështetja institucionale me subvencione dhe grante si dhe rregullimi i infrastrukturës e sidomos asaj rrugore e cila ju mungon deri në pemishte”, ka thënë Isufi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat