Vdes mjeku i njohur nga Gjilani

Gjilani

Vdes mjeku i njohur nga Gjilani

Më: 20 prill 2022 Në ora: 11:41

Ka ndërruar jetë urologu nga Gjilani Dr. Shevqet Mehmeti.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjar të të ndjerit përmes një njoftimi në Facebook.

Me pikëllim të thellë dhe dhimbje të madhe ju njoftojmë që sot, më 19 prill 2022, ka ndërruar jetë babai ynë i dashur, Dr. Shevqet Ramush Mehmeti. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, më 20.04.2022 (e mërkurë), me faljen e namazit të ikindisë, në varrezat e qytetit në Gjilan. Për të pame do të ju njoftojmë”, thuhet në njoftimin e familjes.

Mehmeti kishte më shumë se 40 vjet përvojë pune si specialist i urologjisë dhe ultrasonist. Ai njihej edhe si koleksionist pasi kishte krijuar një koleksion të trashëgimisë kulturore në shtëpinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat