Aktivitete javore në komunikacionit rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan

Gjilani

Aktivitete javore në komunikacionit rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 11:05
Aktivitete javore

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor (NJRKRr) dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan gjatë periudhës kohore 15.07.2022 - 21.07.2022 kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna ku janë shqiptuar total: njëmijë e nëntëqind e dyzet e nëntë (1949)  gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: mos respektimi i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi  nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, mos mbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët, mos brezit të sigurisë (rripit) etj.

Gjatë kësaj jave nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor (NJRKRr) dhe Stacionet Policore në vazhdën e implementim i Planeve Operative ,,Sezoni Veror’’ dhe ,,Këmbësorët’’ janë ndërmarr aktivitete:

  • Hetim i tridhjetë e një (31) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale dhe shtatëmbëdhjetë (17) aksidente të komunikacionit me të lënduar
  • Konfiskuar njëzet e tre (27) patentë shofer;
  • Konfiskim i dy (2) motoçikletave
  • Shqiptim i tetëdhjetë e një (81) gjoba ndaj këmbësorëve për: mos respektim i semaforit, kalim i rrugës jashtë vendkalimit të paraparë për kalim të këmbësorëve etj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat