Prokuroria e Gjilanit e pakënaqur me vendimin e Gjykatës së Pejës për vrasjen e Agonis Tetajt, paralajmëron ankesë

Gjilani

Prokuroria e Gjilanit e pakënaqur me vendimin e Gjykatës së Pejës për vrasjen e Agonis Tetajt, paralajmëron ankesë

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 19:17
Prokuroria Themelore në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka shprehur pakënaqësi ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Pejës, lidhur me vrasjen e Agonis Tetajt.

E njëjta ka paralajmëruar ankesë për vendimin, i cili është ricilësuar nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje nga pakujdesia”.

Ky është njoftimi i plotë i Prokurorisë së Gjilanit:

Pas interesimit te mediave dhe OJQ-ve që monitorojnë Sistemin e Drejtësisë në vendin tonë, ju informojmë për “Rastin Gogaj“ se Prokuroria Themelore në Gjilan, pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Themelore në Pejë, me të cilin ka shpallur fajtor të akuzuarin Sh.G., për shkak të veprës penale “Vrasje nga pakujdesia” e sanksionuar me nenin 175 te Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Gjilan, është e pakënaqur me vendimin të cilin e ka marrë Gjykata Themelore në Pejë dhe pas pranimit të aktgjykimit me shkrim, brenda afatit ligjor do të ushtrojë ankesë për shkak të ricilësimit juridik nga vepra penale “Vrasje e rëndë” në veprën penale “Vrasje nga pakujdesia” dhe ndaj vendimit mbi dënimin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat