Mashtroi klientët, një muaj paraburgim për burrin në Gjilan

Gjilani

Mashtroi klientët, një muaj paraburgim për burrin në Gjilan

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 10:34
Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan, sot ka informuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit M.Sh, pasi dyshohet se mashtroi klientët.

“Ekziston dyshimi bazuar se me datë 29 Nëntor 2021, në kohë të papërcaktuar, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, duke e përdorur metodën e mashtrimit ka sjellë në lajthim të dëmtuarit E. M. dhe Z. M., ashtu që në bazë të kontratës së shitblerjes më LRP 10868/2021 me nr. ref. 2337/2021 të datës 29.11.2021, të dëmtuarit kanë blerë tetë parcela me shtëpi banimi në kompleksin P. R., në fshatin Kmetovc, Komuna e Gjilanit, në shumë prej 800 mijë frangave zvicerane, e që në realitet kanë blerë shtatë parcela me shtëpi banimi, prej të cilave gjashtë prej tyre kanë qenë të shitura më herët personave N. K., F. Z., T. H., M. A., M. E. dhe F. S., të cilët janë duke jetuar në ato shtëpi, kështu që i pandehuri me veprimet e tij u shkakton dëm material të dëmtuarve duke krijuar dobi pasurore për vete në vlerën e lartshënuar. Me këto veprime i pandehuri M. Sh. dyshohet se ka kryer veprat penale mashtrimi, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).”, ka bërë të ditur gjykata.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat