Kryetari i PDK-së në Gjilan akuzon qeverisjen komunale për keqpërdorim të buxhetit

Gjilani

Kryetari i PDK-së në Gjilan akuzon qeverisjen komunale për keqpërdorim të buxhetit

Më: 15 mars 2025 Në ora: 15:43
Riad Rashiti

Kryetari i PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, ka ngritur akuza ndaj qeverisjes komunale për keqmenaxhimin e buxhetit prej 41.3 milionë euro për vitin 2024.

Ai e cilëson raportin financiar si alarmues, duke theksuar mungesën e planifikimit dhe shpërdorimin e fondeve publike në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas tij, 3.2 milionë euro të planifikuara për investime kapitale janë përdorur për vendime gjyqësore kundër komunës, ndërsa rreth 2.5 milionë euro janë shpenzuar për kontrata të dyshimta konsulente dhe punësime të jashtëligjshme.

Ai gjithashtu vë në pah një rënie prej 2.3 milionë euro në të hyrat vetanake dhe përdorimin e mbi 3.5 milionë eurove të investimeve kapitale për qëllime të tjera.

Rashiti paralajmëron publikimin e dokumenteve që dëshmojnë keqpërdorimet dhe akuzon kryetarin e komunës për ushtrim presioni mbi zyrtarët, duke çuar edhe në dorëheqjen e drejtoreshës së financave.

Ai e quan këtë situatë një dështim të madh dhe paralajmëron fund të turpshëm për këtë qeverisje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat