Kryetari Hyseni pas vendimit të OSHP: Fund i padrejtësive shumëvjeçare – Gjilani do ta ketë stadiumin e merituar

Gjilani

Kryetari Hyseni pas vendimit të OSHP: Fund i padrejtësive shumëvjeçare – Gjilani do ta ketë stadiumin e merituar

Më: 13 maj 2025 Në ora: 19:07
Alban Hyseni

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka marrë vendim lidhur me ankesat për tenderin e stadiumit në Gjilan, duke refuzuar njërën dhe duke e miratuar pjesërisht tjetrën.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili e ka quajtur një hap të rëndësishëm drejt realizimit të një projekti madhor që qyteti e ka pritur prej vitesh.

“Pas shumë vitesh padrejtësi, sot është marrë vendimi për stadiumin e Gjilanit që të gjithë po e presim me padurim,” ka shkruar Hyseni.

Ai bëri të ditur se procedurat do të vazhdojnë përpara dhe se qyteti i Gjilanit do të ketë një stadium me standarde të UEFA-s.

“Ne nuk ndalemi. Për krenarinë tonë, për qytetin e sportit dhe sportistëve – shihemi së shpejti në stadium,” ka përfunduar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat