Hyseni: 40 milionë euro projekte, që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve

Gjilan

Hyseni: 40 milionë euro projekte, që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 10:15
Alban Hyseni

Me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve, janë bërë dhe po bëhen investime milionëshe gjatë katër vjetëve të fundit në Komunën e Gjilanit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se janë katër vjet punë, përkushtim dhe rezultate konkrete për Gjilanin.

"40 milionë euro projekte, që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe fusha të tjera", tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, nëpërmjet një video ka përmbledh rrugëtimin deri më sot dhe vizionin për të ardhmen.

“Puna vazhdon, për Gjilanin që duam”, tha kryetari Alban Hyseni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat