Ismajli: Do ta bëjmë Kuvendin Komunal zërin e qytetarëve

Gjilani

Ismajli: Do ta bëjmë Kuvendin Komunal zërin e qytetarëve

Më: 23 shtator 2025 Në ora: 18:28
Kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli

Kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka premtuar se Kuvendi Komunal do të jetë zëri i qytetarëve.

Ismajli është takuar me kandidatin për asamblenë komunale të kësaj komune, Ilir Ramadanin, duke potencuar se janë në rrugën e fitores së madhe.

“Atmosferë e jashtëzakonshme në rrethin e kandidatit tonë Ilir Ramadanit, Me ftesë të mikut tonë dhe kandidatit për Asamblenë Komunale, Ilir Ramadani ishim për vizitë në konakun e tij. Iliri, është djali i këtij qyteti, burrë i fjalës, i drejtë dhe i përkushtuar për lagjen, për qytetin, e për krejt Gjilanin.

Familja Ramadani me zemër të madhe e me mikpritje të jashtëzakonshme, bashkë me banorët e lagjes Arbëria, na dhanë fuqinë dhe besimin se jemi në rrugën e fitores së madhe. Ky entuziazëm që po e shohim çdo ditë e çdo natë është dëshmia më e mirë se Gjilani është gati për ndryshim. Bashkë me Ilirin e dhjetëra kandidatë të tjerë, do ta bëjmë Kuvendin Komunal zërin e qytetarëve! Lagjja Arbëria, bashkë me krejt qytetarët tanë, po e shkruan faqen e re të historisë sonë politike.
Fitorja po vjen, bashkë për Gjilanin!”
, thuhet në postimin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat