Nesër në mëngjes nga ora 10:00 bllokohet për 1 orë rruga Gjilan–Kamenicë për shkak të punimeve

Gjilani

Nesër në mëngjes nga ora 10:00 bllokohet për 1 orë rruga Gjilan–Kamenicë për shkak të punimeve

Më: 4 tetor 2025 Në ora: 17:09
Ilustrim

Njoftohen të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion se me datën 05.11.2025, në aksin rrugor Gjilan – Kamenicë, gjegjësisht tek “Banja e Dobërqanit”, do të zhvillohen disa punë në këtë pjesë të rrugës.

Për këtë arsye, nga ora 10:00 deri në ora 11:00, ky segment rrugor do të jetë i bllokuar dhe nuk do të mund të shfrytëzohet për qarkullim.
Për të përballuar sa më lehtë rrethanat e krijuara, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik, duke i udhëzuar që gjatë këtij intervali kohor të përdorin rrugët alternative:

Qytetarët që qarkullojnë në këtë aks mundë të shfrytëzojnë rrugën përmes fshatit Përlepnicë – rruga që shpie tek “Vali Ranch” – Ropotovë – Kamenicë dhe anasjelltas.

Faleminderit për mirëkuptimin!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat