Katër vite punë e transformim, Alban Hyseni tregon arritjet në Gjilan

Gjilani

Katër vite punë e transformim, Alban Hyseni tregon arritjet në Gjilan

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 18:00
Kryetari i komunës së Gjilanit njëkohësisht kandidat edhe për një mandat, Alban Hyseni

Kryetari i komunës së Gjilanit njëkohësisht kandidat edhe për një mandat, Alban Hyseni, përmës një video adresimi ka prezantuar punimet që ka zhvilluar për 4 vite qeverisje.

Hyseni është shprehur se për vetëm 4 vite kemi ndërtuar 8 parqe të reja, duke krijuar hapësira të gjelbra dhe rekreative për qytetarët e komunës sonë

Ndërsa ka bërë të ditur se aktualisht janë në tenderim edhe 4 projekte të reja për parqë.

“Për vetëm 4 vite kemi ndërtuar 8 parqe të reja, duke krijuar hapësira të gjelbra dhe rekreative për qytetarët e komunës sonë.

Aktualisht janë në tenderim edhe 4 projekte të reja për parqe, që do ta çojnë numrin në 12 parqe të reja për Gjilanin – më shumë se kurrë më pare”, ka thënë Hyseni.

Hyseni theksoi se pas 12 tetorit, do të vazhdojë të punojë më shumë në hapësira të gjelbra, për një Gjilan më të bukur dhe më të gjallë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat