Gjilan, një punëtor pëson lëndime të rënda pas rënies nga një lartësi gjatë punës

Gjilan

Gjilan, një punëtor pëson lëndime të rënda pas rënies nga një lartësi gjatë punës

Më: 16 mars 2026 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

Një punëtor ka pësuar lëndime të rënda trupore pas rënies nga një lartësi gjatë punës në një objekt ndërtimi në Gjilan.

Rastin për Tëvë1 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, duke shtuar se viktima u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të qytetit.

“Sot, më 16.03.2026 në orët e paradites, Policia e Kosovës në Gjilan u njoftua se një punëtor, gjatë punës në një objekt ndërtimi, ka rënë nga një lartësi. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe u dërgua menjëherë në spitalin rajonal. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin ka nisur hetimet,” tha Hashani.

Ai bëri të ditur se prokurori i shtetit ka urdhëruar hapjen e rastit me emërtimin: “Asgjësim, dëmtim apo heqje e masave mbrojtëse në punë”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vazhdim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat