Hyseni: Jemi të përkushtuar që Gjilani të jetë një vend edhe më i sigurt dhe më i mirë për të jetuar

Gjilan

Hyseni: Jemi të përkushtuar që Gjilani të jetë një vend edhe më i sigurt dhe më i mirë për të jetuar

Më: 17 mars 2026 Në ora: 21:22
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Administratës, Elbasan Shabani, këshillltarë komunalë e zyrtarë tjerë kanë prit ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

"Bashkë me ministrin dhe dy ekipet, diskutuam nga afër për çështjet e sigurisë, rendit publik dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, në funksion të rritjes së sigurisë për qytetarët tanë", tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se është diskutuar edhe për çështjet që prekin banorët e Luginës, me fokus të veçantë në adresimin e sfidave dhe përkrahjen institucionale.

"Në bashkëpunim të ngushtë me institucionet qendrore dhe Qeverinë Kurti, mbetemi të përkushtuar që Gjilani të jetë një vend edhe më i sigurt dhe më i mirë për të jetuar", tha kryetari Alban Hyseni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat