MASH ka tërhequr vendimin për rikthimin e drejtorëve të shkollave në Gostivar - Bota Sot
MASH ka tërhequr vendimin për rikthimin e drejtorëve të shkollave në Gostivar

Gostivari

MASH ka tërhequr vendimin për rikthimin e drejtorëve të shkollave në Gostivar

Më: 6 prill 2019 Në ora: 16:58
Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës deklaroi se ka tërhequr vendimin për rikthimin e drejtorëve të shkollave në Gostivar, ku siç thonë nga atje, u shkarkuan në mënyrë të paligjshme.

“Tërheqja e vendimeve të MASH mbështetet në objektivin, përkushtim dhe angazhim maksimal që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme, në një atmosferë të qetë dhe të drejtë, me qëllim të shmanget çdo justifikim dhe përpjekje për të vënë një njollë në këtë proces shumë të rëndësishëm për shoqërinë dhe vendin. Ky vendim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës vjen, pavarësisht nga fakti se ajo është një situatë e pastër ligjor që ka rezultuar në shkelje të ligjit nga ana e kryetarit të komunës së Gostivarit. Si Ministria së Arsimit edhe kryetari i komunës së Gostivarit, janë të detyruar të respektojnë plotësisht vendimin e Komisionit Shtetëror për procedurat administrative dhe procedurat për marrëdhënie të punës të shkallës së dytë dhe të veprojë në përputhje me atë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Arsimit.

Më herët kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari iu morë kompetencat në arsim për shkak, siç thonë nga MASH, konstatimit të parregullsive dhe mosrespektimin e ligjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...