Blerim Reka prin bindshëm në Gostivar - Bota Sot
Blerim Reka prin bindshëm në Gostivar

Gostivari

Blerim Reka prin bindshëm në Gostivar

Më: 21 prill 2019 Në ora: 21:02
Blerim Reka

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore, është duke publikuar rezultatet e para.

Sot në Maqedoninë Veriore janë mbajtur zgjedhjet presidenciale.

Në bazë të publikimit të rezultateve nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në ueb faqen e tyre, në qytetin e Gostivarit deri më tani është duke prirë kandidati i pavarur shqiptar, Blerim Reka.

Në bazë të fletëvotimeve që janë numëruar deri më tani në Gostivar, Blerim Reka ka marrë 3 mijë e 451 vota apo 45.87 për qind.

Kurse kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, ka arritur ë mbledh 1 mijë e 492 vota apo 19.83 për qind të votave në Gostivar.

Ndërkaq, kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski, në bazë të këtyre të dhënave ka arritur të mbledh 196 vota apo 2.60 për qind. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...