Vitin e kaluar në Gostivar kanë ndodhur 272 vjedhje të rënda

Gostivari

Vitin e kaluar në Gostivar kanë ndodhur 272 vjedhje të rënda

Më: 25 maj 2019 Në ora: 12:49
Ilustrim

Vjedhjet nëpër shtëpi dhe banesa nuk janë të rralla në rajonin e Gostivarit. Vjedhësit më së shpeshti duan të arrijë në ar, ndonjë zbukurim tjetër të vlefshëm dhe para, por vjedhin edhe telefona celularë, kompjuterë dhe televizorë.

Sipas të dhënave vjetore të Stacionit Policor në Gostivar, vjen në rajonin e Gostivarit ka pasur 272 vjedhje. Policia ka arritur të zbardhë mbi 50 për qind të rasteve.

Në total 128 prej vjedhjeve të rënda kanë qenë në banesa, shtëpi, 15 në shitore, ndërsa tre në objekte fetare, kisha dhe manastire.

Pjesa më e madhe e vjedhjeve janë kryer me hyrje të dhunshme të dyerve apo dritareve dhe nëpër dyert e ballkoneve ndërsa vjedhësit kanë shkaktuar 11 milionë denarë vjedhje.

Gjatë vitit 2048, në Gostivar kanë ndodhur 13 grabitje prej të cilave vetëm pesë janë zbardhur.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat