Gostivar, ditë e hapur e Ushtrisë si pjesë e aktiviteteve të trajnimit “Goditje vendimtare” - Bota Sot
Gostivar, ditë e hapur e Ushtrisë si pjesë e aktiviteteve të trajnimit “Goditje vendimtare”

Gostivari

Gostivar, ditë e hapur e Ushtrisë si pjesë e aktiviteteve të trajnimit “Goditje vendimtare”

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 09:07
Gostivar

Në sheshin e qytetit në Gostivar sot do të mbahet  Dita e hapur për qytetarët si pjesë e aktiviteteve  të trajnimit ushtarak “Goditje vendimtare”, që do të mbahet  në poligonin e armatës “Krivollak”.

Në Ditën e hapur, qytetarët do të kenë mundësi ta shohin pajisjen dhe të realizojnë komunikim direkt me pjesëtarët e armatave të cilët do të marrin pjesë në trajnim.

Në ngjarje është paralajmëruar edhe prania e ministres së Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, Shtatmadhoria e Armatës dhe Ambasada e SHBA-së.

Trajnimi “Goditje vendimtare” do të mbahet  nga data 5 deri në datën 9 të këtij muaji, ndërsa do të marrin pjesë rreth 2.700 ushtarë të armatave të pesë shteteve aleate – SHBA, Lituani, Shqipëri, Bullgari dhe Mal të Zi. Qëllimi i trajnimit është përforcimi i procedurave operative standarde të njësive, përmirësim i interoperabilitetit, përparim i mirëkuptimit të përbashkët dhe besim i përforcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...