Pas ngjarjes së përgjakshme në Gostivar, dy të lënduarit janë në gjendje stabile

Gostivari

Pas ngjarjes së përgjakshme në Gostivar, dy të lënduarit janë në gjendje stabile

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Dy të lënduarit S.R (54) dhe B.R (60) të cilët sot u bartën në klinikat e Shkupit për shkak të lëndimeve janë në gjendje stabile shëndetësore.

Sipas drejtorit të klinikës, Nexhati Jakupi pas sanimit të lëndimeve, pacientët janë mbajtur për shërim dhe analiza shtesë. Gruaja ka pasur 20 lëndime me thikë, ndërsa burri një lëndim në kokë.

“Gruaja është pranuar me më shumë se 20 lëndime në trup dhe kokë nga një objekt i i mprehtë. Gjatë ditës do të bëhen edhe disa ndërhyrje kirurgjike, duke marrë parasysh se gruaja ka pasur disa plagë në duar, fytyrë dhe trup. Burri është pranuar me lëndime në kokë dhe është bartur në KARIL ku po analizohet nëse ka gjakderdhje në tru. Tash për tash, që të dy nuk kanë rrezik për jetën”, tha Nexhati Jakupi.

Bashkëshortët u gjet në mëngjes rreth orës 4:00 nga policët në banesën e tyre në rrugën ‘Ilindensla’ pasi që më herët aqe është denoncuar se ka persona të lënduar. Ngjarjen e heton prokurori publik. Në këtë ngjarje mbeti e vdekur S.T (78) e cila vdiq në spitalin e Gostivarit si pasojë e lëndimeve të marra.

Nga SPB Tetovë njoftuan se sot rreth orës gjashtë në Gostivar është privuar personi 46 vjeçar për shkak të dyshimeve për përfshirjen e tij në këtë rast.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat