Gostivar, sulmohet punonjësi i Ndërmarrjes Publike ‘Pyjet Nacionale’

Gostivari

Gostivar, sulmohet punonjësi i Ndërmarrjes Publike ‘Pyjet Nacionale’

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 18:32
Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme një punonjës i Ndërmarrjes Publike ‘Pyjet Nacionale’ – Gostivar është sulmuar nga dy persona.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, në stacionin policor në Gostivar dje rreth orës 16:45 janë privuar nga liria 21 vjeçari nga fshati Llakacicë dhe 51 vjeçari për shkak të sulmit fizik ndaj 42 vjeçarit nga fshati Zdunje, i punësuar në NP ‘Pyjet Nacionale’.

Sipas denoncimit, i dëmtuari, duke kryer kontrollin në rrugën në Llakavicë ka vërejtur automjet ‘Ford Transit’ me tabela të Gostivarit e ngarkuar me drunj pa pasur dokumente. Pas konfortimit verbal 52 vjeçari e ka sulmuar punonjësin.

Nga MPB thonë se drunjtë janë marrë dhe janë dorëzuar në Policinë e Pyjeve dhe pas dokumentimit të plotë të rasit do të ngritet aktakuzë për dy personat.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat