Komuna e Gostivarit i forcon masat për parandalimin e coronavirusit - Bota Sot
Komuna e Gostivarit i forcon masat për parandalimin e coronavirusit

Gostivari

Komuna e Gostivarit i forcon masat për parandalimin e coronavirusit

Më: 13 mars 2020 Në ora: 17:26
Gostivari

Komuna e Gostivarit përmes një njoftimi informon se i forcon masat për parandalimin përhapjes së coronavirusit, që në nivel botëror po merr përmasa shqetësuese, ndërsa nga kjo pandemi është prekur edhe vendi ynë.

“Prej mbrëmë ndërmarrjet publike komunale kanë filluar me larjen intensive të rrugëve kryesore të qytetit dhe dezinfektimin e kontejnerëve për mbeturina, ndërsa ky aksion do të vazhdojë dhe do të intensifikohet edhe në ditët në vijim”.

“Pastrimi dhe dezinfektimi do të bëhet kryesisht në orët e mbrëmjes, respektivisht prej në ora 21:00, kur lëvizja e automjeteve dhe këmbësorëve është me intensitet më të ulët”, thonë nga Komuna e Gostivarit.

Ata apelojnë tek qytetarët që tu përmbahen me përpikëri rekomandimeve të Organizatës Botërore Shëndetësore si dhe Ministrisë së Shëndetësisë së RMV-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat