Gostivar, 18 persona ndodhen në vetizolim - Bota Sot
Gostivar, 18 persona ndodhen në vetizolim

Gostivari

Gostivar, 18 persona ndodhen në vetizolim

Më: 16 mars 2020 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Në Komunën e Gostivarit 18 persona që kanë udhëtuar nga vendet ku ka coronavirus ndodhen në vetizolim.

Nga policia vërtetojnë se tre personat janë nën mbikëqyrje dhe kanë vendim nga autoritetet shëndetësore që të jenë në vetizolim, ndërsa 15 të tjerë kanë rekomandim të respektojnë masat parandaluese.

Kryetari i Komunës së Gostiavrit, Arben Taravari në konferencën e sotme për shtyp tha se nga shtabi i krizës është njoftuar se në Komunën e Gostivarit ka disa persona që janë nën kontroll. Ata kanë u udhëtuar nga Italia, Spanja dhe Gjermania.

“Ata janë paralajmëruar që të rrinë në shtëpi. Sipas asaj që m’u tha mua, ata janë nën kontroll të plotë nga policia dhe institucionet përkatëse. Ju bëj apel që t’i respektojnë masat, për shkak se në këtë mënyrë do të ndihmojmë në tejkalimin e gjendjes”, tha Taravari duke shtuar se nuk ka nevojë për panik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat