Shtabi i emergjencës në Gostivar ku përfshihen komunat Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë-Rostushë është duke mbajtur mbledhjen e radhës të rregullt në të cilën shqyrtohet situata aktuale me koronavirusin prej ku do të përcaktohen masat që duhet të ndërmerren në vijim.
Me mbledhjen, në cilësinë e kryetarit të Shtabit të emergjencës, kryeson kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, ndërsa i pranishëm është edhe kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani.
Dy kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e institucioneve dhe organeve përkatëse, raportojnë për gjendjen aktuale, masat që ndërmarrin dhe sfidat me të cilat ballafaqohen.
Kryetari i komunës së Gostivarit falënderoi institucionet për ushtrimin e detyrës së tyre në nivelin e duhur, e sidomos qytetarët për sjelljen e tyre të ndërgjegjshme dhe respektimin e rekomandimeve të Qeverisë. Deri më tani në Gostivar janë testuar 50 persona dhe nuk ka raste të reja me Covid 19.