Edhe dy tërmete janë regjistruar në afërsi të Gostivarit

Gostivari

Edhe dy tërmete janë regjistruar në afërsi të Gostivarit

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 14:47
Foto Ilustrim

Gjatë ditës së sotme janë regjistruar edhe dy tërmete me intensitet më të vogël në afërsi të Gostivarit. Njëri ka qenë 3.8 ndërsa tjetri 3.6 ballë.

Tërmeti i parë, i cili ishte 3.8 ballë u regjistrua rreth orës 12 18 kilometra jugperëndim të Gostivarit, ndërsa i dyti është regjistruar rreth orës 13:25 me 3.6 ballë dhe ka qenë 16 kilometra larg qytetit.

Këto dy tërmete vinë pas tërmetit të madh i cili ishte 5 ballë e që epiqendrën e kishte në Leunovë të Mavrovës. Tërmeti u ndjej edhe në Shqipëri edhe në Kosovë.

Në orën 6.23 u ndjej edhe një tërmet me 3.6 ballë i cili erdh si pasojë e tërmetit të madh.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat