Kastriotët bëjnë bashkë figurat publike të Gostivarit, bëjnë thirrje për regjistrim të mërgatës

Gostivari

Kastriotët bëjnë bashkë figurat publike të Gostivarit, bëjnë thirrje për regjistrim të mërgatës

Më: 27 mars 2021 Në ora: 14:43
Nuri Seferi

Tifogrupi “Kastriotët Gostivar” kanë publikuar një video ku shihen disa figura të njohura duke bërë thirrje mërgimtarëve për vetregjistrim.

Përveç tre deputetëve të Gostivarit e që vijnë nga partitë e ndryshme politike, në thirrje merr pjesë profesori universitar, Musa Musai, teologu Zekerija Rushani si dhe ish-kampioni i Evropës në boks, Nuri Seferi dhe ish-futbollisti profesional, Argjent Beqiri.

Në thirrjen për vetregjsitrim merr pjesë edhe Berati Jakupi, ish-kampion i Evropës në Evropë, artistët Hajdar Hajdari, Suad Zuleberi si dhe dy nga vullnetarët që ndihmojnë në regjistrimin në Zvicër, Kasami Selimi dhe Egzon Azizi.

Ndryshe, tifogrupi “Kastriotët Gostivar” para disa ditëve publikuan edhe emrat e vullnetarëve që ndodhen jashtë vendit e që ndihmojnë në procesin e vetregjistrimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat