Gostivar, vidhen stoli ari mbi 30 mijë euro

Gostivari

Gostivar, vidhen stoli ari mbi 30 mijë euro

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 12:52
ilustrim

B.A. (63) pronar i shtëpisë në rrugën “Borçe Jovanoski” në Gostivar, dje ka paraqitur se në shtëpinë e tij është kryer vjedhje e rëndë në periudhën prej 8 deri më orën 11. Pas kryerjes së ekspertizës është konstatuar se personat të paidentifikuar, me përdorim të forcës e kanë thyer derën e hyrjes, ndërkaq në dhomën e fjetjes e kanë gjetur një kuti në të cilën ka pasur stoli ari me vlerë mbi 30 mijë euro.

Kryerësit e vjedhjes së rëndë, kanë bërë edhe dëm material shtesë të derës hyrjes e cila cilësohet të jetë rreth 2500 euro.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat